15:16 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjyqtarët e ndeshjeve të fundjavës në Superligë

Është publikuar edhe orari i xhiros 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra lidere e Superligës, Drita, ndeshjen ndaj Ferizajt do ta zhvilloj ditën e premte.

Kurse dy ndeshjet më interesante të kësaj xhiro, Ballkani – Trepça ’89 dhe Feronikeli – Llapi do të zhvillohen ditën e diele.

Për këto takime tashmë janë bërë të ditur edhe gjyqtarët e ndeshjeve.

Genc Nuza do të jetë në sfidën Ballkani – Trepça 89 që do të zhvillohet të dielën në Suharekuë.

Kurse, në sfidën tjetër deri të po të njëjtës ditë, Feronikeli – Llapi, ndeshjen do ta drejton Dardan Çaka i Vushtrrisë.

Më poshtë zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 25-të.