16:08 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjyqtarët grek ndajnë drejtësinë në ndeshjen Prishtina – Europa

Sot skuadra e Prishtinës zhvillon ndeshjen e dytë në fazën preliminare të Europa Ligë.

Klubi kosovar luan ndeshjen e kthimit ndaj FC Europa, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan IndeksOnline.

UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Greqia që ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje, Ioannis Papadopoulos (kryesori), Ilias Alexead (Anësori), Konstantinos Nikolaidis (Anësori) dhe Emmanouil Skoulas (gjyqtari i katërt).

Ndeshja mes Prishtinës dhe Europës fillon nga ora 19:00. Kujtjomë që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1./IndeksOnline/