14:54 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / L K

Gjyqtarëve kosovarë iu besohet edhe një ndeshje ndërkombëtare

UEFA vazhdon delegimin e gjyqtarëve kosovarë në garat evropiane, qoftë në nivel klubesh e qoftë në nivel të kombëtareve.

Kësaj radhe një katërshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar për ndeshjen kualifikuese të kombëtareve U21 për Euro 2025, ndërmjet San Marinos dhe Norvegjisë, e cila zhvillohet të enjten në orën 18:00.

Gjyqtarë kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, me asistentë Edmond Zeqirin e Fatmir Sekiraqën, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.