11:41 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / B O

Gjyqtari kosovar delegohet për drejtimin e ndeshjes ndërkombëtare

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati është caktuar nga UEFA në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet skuadrës Fola nga Luksemburgu dhe Tre Fiori nga San Marino.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-sur-Alzette të Luksemburgut, më 7 korrik në orën 20:00.

Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt Mentor Ajeti.