75 Mall Live Search
13:04 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / L A

Gjyqtari Montero i shokuar: Jam izoluar, po më kërcënojnë

Munuera Montero thotë se është tmerruar së fundmi me fyerjet dhe kërcënimet që i mori kohët e fundit, ndërsa u pezullua përkohësisht nga referimi.

Madje, gjyqtari spanjoll thotë se po ndihet jo i sigurt dhe se është izoluar në shtëpinë e tij.

Ndër të tjera, Montero siguron se nuk është paguar nga askush dhe ndihet plotësisht i pastër në profesionin e tij, të cilin thotë se e kryen me nder, me krenari dhe me kënaqësi.

“Jam izoluar në shtëpinë time. Njerëzit po i fyejnë nipat e mi, po i sulmojnë vëllezërit dhe motrat e mia, babai im 80-vjeçar shkoi sot në meshë dhe… më mirë të hesht. Asnjë subjekt sportiv nuk më ka paguar asnjë cent në jetën time, kurrë, kurrë”, u shpreh Montero.