15:51 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjyqtari që gaboj te rasti i Van Dijk, nuk do të ndajë drejtësinë këtë javë e as nuk do të jetë në VAR

Gjyqtari  që ishte në VAR, David Coote në ndeshjen Liverpool-Everton, bëri një gabim të rëndë në rastin e Virgil Van Dijk, duke mos e i thënë gjyqtarit kryesor që ta ndëshkoj me të kuq Jordan Pickfordin.

Për këtë arsye, Premier Liga ka vendosur që Coote të mos ndaj drejtësinë në këtë javë e as mos të jetë në VAR, transmeton Indeksonline.

Ai do të jetë vetëm gjyqtari i katërt në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Ëest Hamit.

Van Dijk do të jetë jashtë fushave për 6-7 muaj së paku./Indeksonline/