08:35 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjyqtari që i ka ”merak” kartonat e verdhë drejton sot Ishujt Faroe – Kosovë

Kosova do të përballet sonte me Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në Torshavs, ku Kosova do ta kërkojë fitoren e tretë me radhë.

Dhe tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarin, i cili do ta drejtojë takimin e sontëm, transmeton IndeksOnline.

Image result for Miroslav Zelinka

Bëhet fjalë për Mirloslav Zelinkan, gjyqtarin e njohur nga Çekia.

Zelinka, ndeshjen e fundit në Evropë e drejtoi në mes të Chelseat dhe Vidit në Europa League.

Ndërsa, statistikat e tij mesatare janë 0.15 penallti të akorduara për ndeshje, 0.14 kartona të kuq për ndeshje, dhe 4.27 kartona të verdhë për ndeshje./IndeksOnline/