21:19 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjyshi me mijëra ndjekës, ‘yll’ në Instagram!

Gjyshi japonez, 84 vjeçar është bërë me 90 mijë ndjekës. E gjithë kjo falë nipit të tij i cili ka realizuar disa foto të gjyshit të tij të cilat janë bërë virale.

Slvr Tetsuya, nga Akita e Japonisë është bërë yll Instagrami.

Ai është mësues kimie në pension, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Fotot e publikuara kanë treguar për stilin e penzionerit i cili është veshur me brendet e Verements, Burberry dhe Kenzo. Kjo ka dëshmuar se kur vjen puna tek stili mosha nuk njeh kufij./Indeksonline/