10:26 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjyshja lind nipin!

Një grua 61-vjeçare në Nebraska ka lindur nipin e saj, duke vepruar si surrogate (zëvendësuese) për djalin dhe burrin e djalit.

Cecile Eldge mbajti për 9 muaj vajzën e djalit të saj, Matthe Eledge dhe bashkëshortit të tij Elliot Dougherty, duke lindur fëmijën me emrin Uma Louise.

Zonja Eledge tha se ajo vet e bëri ofertën kur djali i saj dhe z.Dougherty thanë se donin të nisnin një familje, shkruan IndeksOnline.

“Natyrisht, të gjithë u qeshën”, i tha znj. Eledge BBC-së.

Znj. Eledge, e cila ishte 59 vjeçare në atë kohë, tha se sugjerimi i saj mbeti një lloj shakaje mes familjes në fillim dhe jo një rrugë drejt realizimit.

“Ishte një ndjenjë e vërtetë e bukur dhe akt i jashtëzakonshëm nga ana e saj,” tha zoti Dougherty. “Ajo është një grua e tillë vetëmohuese.”

Por, z. Eledge dhe z. Dougherty të cilët jetojnë pranë znj. Eledge dhe bashkëshortit të saj, filluan të eksplorojnë mundësitë për të lindur një fëmijë, pasiqë një mjek i plleshmërisë u tha që ishte një opsion i mundshëm.

Znj. Eledge më pas është sjellë për një intervistë dhe një sërë testesh, të gjitha i dhanë dritën jeshile surrogatizmit (zëvendësuesit).

“Unë jam shumë e vetëdijshëm për shëndetin,” tha ajo. “Nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar se mund ta mbaj fëmijën.”

Me z. Eledge duke siguruar spermën, motra e zotit Dougherty Lea (kunata e burrit) shërbeu si donator i vezëve. Zonja Eledge tha se shtatzënia ishte e qetë, ndonëse simptomat e rregullta thjesht “ngriheshin pak” në krahasim me shtatzënitë e saj të mëparshme me tre fëmijët e saj. /IndeksOnline/