09:32 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gjysmë ton hashash e fshehur në oriz, kapet shqiptari dhe greku

407 kg marihuanë u sekuestruan nga policia greke në Athinë. Një 38 vjeçar shqiptar dhe një 30 vjeçar grek u arrestuan. Droga ishte fshehur në një ngarkesë orizi në një magazinë në Nea Peramos.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe pajisje përpunimi të marihuanës me një vlerë prej 10 mijë eurosh. Mediat greke shkruajnë se lënda narkotike kishte si destinacion Holandën.

Prej fillimit të këtij viti, autoritetet në vendin fqinj njoftojnë se kjo rrugë trafiku ka qarkulluar më shumë se 1 ton marihuanë drejt Holandës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet rreth 4 milionë euro.