22:21 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gmail për iOS, mund t’i shihni e-mail-et nga të gjitha llogaritë në një postë të vetme

Aplikacioni Gmail për iOS më në fund do të grupojë të gjitha e-mail-et tuaja nga në një postë të vetme.

Ky funksion ka qenë i disponueshëm në aplikacionin Gmail për Android prej mese 1 viti.

Funksioni i ri është i disponueshëm për të gjitha llogaritë e-mail të shtuara në aplikacionin Gmail për iOS, personale apo e punës apo nga shërbime si Outlook.

Ndërsa ka qenë e mundur të kalohej nga një postë tek një tjetër, të gjitha së bashku nuk ka qenë e mundur të aksesohen për njëherë.

Google tha se gradualisht do të dërgohet tek të gjithë përdoruesit e iOS në javët në vijim.