14:17 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Godet betonin me veturë, vdes një person në Graçanicë

Një serb ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në Graqanicë.

Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka dalë jashtë rrugës, ku është përplasur në një beton.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në spitalin e Graqanicës, ndërsa pasagjeri mashkull serb ka humbur jetën.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.