09:26 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Godet dhe kërcënon 31-vjeçari se rriti çmimin e gështenjave

Policia e Tropojës ka arrestuar në flagrancë një shtetas për veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Kanosja”.

Sipas policisë është arrestuar shtetasi A.K, 44 vjeç, banues në Kërrnajë, Tropojë, pasi në lagjen Kërrnajë, për shkak të konkurrencës, ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar shtetasin R.P., 31 vjeç, banues në Tiranë, përfaqësues i një firme, që të mos rris çmimin e gështenjave.

NË lidhje me rastin materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Kanosja”./Shekulli