11:07 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Godet dy këmbësorë, arrestohet shoferi

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, i cili dyshohet se ka goditur dy këmbësorë.

“Raportohet se më 13.01.2018 i dyshuari mashkull K/shqiptar me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë, një mashkull dhe një femër K/Shqiptare, me ç’rast iu ka shkaktuar lëndime trupore. Me datën 24.01.2018, është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/