13:13 / E Martë, 09 Janar 2024 / L K

Goditi portierin, në Itali marrin masë ekstreme për babain e Shpendit

Babai i futbollistit shqiptar, Kristjan Shpendi, Liman Shpendi u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filippo Rinaldi. Ky i fundit gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat.

Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.

Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Kristjan Shpendi pjesë e Cesenës dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni pasi në tribuna do ta ketë të pamundur.