Goditja e fuqishme e Shaqirit nga gjuajtja e lirë, e cila bëri që Zakaria të shënojë për Zvicrën
Kombëtarja zvicerane e ka nisur mbarë Ligën e Kombeve përballë Islandës.
Kur jemi në përfundim të pjesës së parë, helvetikët tashmë kanë shënuar dy gola ndaj islandezëve.
Golat për Zvicrën e Vladimir Petkovic i kanë shënuar Steven Zuber në minutën e 13-të dhe Denis Zakaria, transmeton IndeksOnline.
Te goli i Zakarias, ishte i përfshirë edhe ylli i Liverpoolit me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.
Pas një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë, topi u kthye te Zakaria i cili e shënoi golin e dytë.
Përveç Shaqirit, edhe Granit Xhaka ka startuar nga minuta e parë për Zvicrën./IndeksOnline/
Zakaria Goal for Switzerland vs Iceland pic.twitter.com/BMyj91Owtv
— Goal Goal Goal (@GoalGoalGoal2) September 8, 2018