21:37 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Goditja e kazinove ilegale, ATK del në vendngjarje

 Policia e Kosovës ka informuar zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës për aksionin që po zhvillojnë në fshatin Karaqevë të Kamenicës.

 Para pak çasteve disa zyrtarë të ATK-së kanë arritur në vendin ku po zhvillohet aksioni, për të parë dokumentacionin e kazioneve ilegale.

 Në këtë zonë kanë funksionuar që një kohë të gjatë kazino në numër të madh, të gjitha në mënyrë ilegale.

 Operacioni i policisë është duke u zhvilluar edhe në këto çaste dhe për çdo zhvillim, IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar.