13:02 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / B O

Goditja e macës, Gjykata i jep dënimin Kurt Zoumas

Mbrojtësi i West Ham United, Kurt Zouma, është urdhëruar të kryejë 180 orë shërbim në komunitet pasi ai u deklarua fajtor për goditjen me shkelm të një mace.

27-vjeçarit i është ndaluar edhe mbajtja e maceve për pesë vjet.

Ai kishte pranuar dy vepra sipas ligjit të mirëqenies së kafshëve në një seancë dëgjimore në Gjykatë.

Dënim ka marrë edhe vëllau i tij, Yoan i cili kishte bërë xhirimin e futbollistit francez. Yoan do të kryej 140 orë shërbim në dobi të komunitetit./Indeksonline/