14:53 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Goditje e madhe për Atletico Madridin, Diego Costa me muaj jashtë fushave

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, do të mbetet jashtë fushave të paktën tre muaj, pasi i është nënshtruar një operacioni për një problem në shpinë.

31-vjeçari është planifikuar të kthehet për ndeshjet çerekfinale të  Ligës së Kampionëve, nëse Atletico e arrin atë fazë, shkruan Indeksonline.

Diego Costa iu nënshtrua një operacioni në ‘hernizimin e diskut të qafës së mitrës’, në Madrid të enjten. Sipas informacionit të siguruar nga shërbimet mjekësore të klubit, operacioni ka shkuar siç ishte planifikuar“, thuhet në njoftimin e klubit.

Costa ka shënuar dy gola në 11 ndeshje për Atleticon në këtë sezon. Atletico është i treti në La Liga, vetëm një pikë pas liderëve Barcelona dhe Real Madridi. /IndeksOnline/