15:49 / E Martë, 14 Qershor 2022 / B O

Goditje e madhe për Barcelonën, i vije gjoba 30 milionë euro nga Gjermania

Barcelona ka marrë një goditje të madhe në kohën kur po bëhet gati për transfere në skuadër.

Gjykata e Patentave të Mynihut vendosi se përdorimi i teknologjisë së reklamave rrethuese të Supponor nga klubi është i paligjshëm dhe duhet të ndëshkohet me 30 milionë euro.

Që nga viti 2019, Barcelona i ka treguar botës reklamat rrethuese praktikisht të modifikuara ku reklamohen birra spanjolle dhe kineze.

Një kompani anglo-finlandeze e quajtur Supponor, është shpallur fajtor për vjedhjen e teknologjisë nga konkurrenti zviceran AIM Sport , i cili nga ana tjetër punon me Real Madridin dhe Sevillan.