14:11 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Goditje e madhe për Liverpoolin, lëndimi që mund të ia pamundësojë titullin

Liverpooli duket skuadër e pafat në kohën më të rëndësishme të sezonit. Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë lajmin se mbrojtësi Alexander Arnold do të mungojë së paku një muaj.

I riu anglez ka pësuar lëndim në gju do të humbas së paku 5 ndeshje për Reds.

Kriza bëhet më e madhe pasi që Liverpooli nuk e ka asnjë mbrojtës aktualisht që luan në pozicionin e Arnold. Pak ditë më parë, Clyne është huazuar te Bournemouth, që do të thotë se kriza te skuadra e Klopp është ndezur.

Probleme me lëndime kanë edhe Keita, Gomez, Matip e Klavan./Indeksonline/