19:28 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Goditje e re për Merkel, CDU merre rezultat të keq në Hessen

Partitë e koalicionit qeverisës gjerman në nivel federal fituan numrin më të madh të votave në zgjedhjet rajonale në krahinën e Hessenit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, ata kanë arritur rezultatin e tyre më të keq në dekadat e fundit.

Bashkimi Kristian Demokratik (CDU) i kancelares Angela Merkel fitoi 28 për qind të votave, më e keqja kjo në më shumë se pesë dekada, ndërsa Socialdemokratët (SPD) me 20 për qind të votave kanë marrë mbështetjen më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore bazuar në anketat e daljes, raporton Bloomberg.

Votuesit në Hessen iu kthyen të Gjelbërve, me gati 19.5 për qind pothuajse dyfishim të mbështetjes në atë vend që nga viti 2013 dhe Alternativën ultra të djathtë për Gjermaninë, e cila për herë të parë hyri në parlamentin rajonal të Hessenit me 12 për qind.

AfD tani do të përfaqësohet në të gjitha parlamentet provinciale. Liberalët (FDP) fituan 7.5 për qind dhe E Majta 6.5 për qind të votave.