14:04 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Goditje” për Liverpoolin: Dyshja e PSG-s starton nga fillimi

Sulmuesit e Paris Saint-Germain, Neymar Jr dhe Kylian Mbappe priten të startojnë ndaj Liverpoolit të mërkurën, njofton L’Equipe.

Të dy lojtarët pësuan lëndime në ndeshjet e Kombëtareve së fundmi, por tashmë janë rikuperuar me kohë.

Neymar pësoi lëndim në ijë, derisa Mbappe e lëndoi shpatullën e tij, transmeton IndeksOnline.

Gazeta e lartëcekur tani shkruan se dyshja do të startojë nga minuta e parë për kampionin e Ligue 1 në sistemin, 3-4-3.

Thomas Tuchel pritet t’i bëjë tri ndryshime në formacionin e tij, me të cilin herën e fundit barazoi me Napolin, 1-1.

Presnel Kimpembe, Edinson Cavani dhe Adrien RAbiot do t’i zëvendësojnë Thilo kehrer, Julian Draxler dhe Juan Bernat./IndeksOnline/