23:03 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Goditjet me kokë, a mund të shkaktojnë probleme shëndetësore?

Golat e shënuar me goditje me kokë nga Harry Kane dhe Harry Maguire ishin në mesin e performancave më të mira të Kupës Botërore që nga 1990’ta.

A mund këto goditje të shkaktojnë probleme afatgjate në shëndet dhe dëmtime në tru?

Një studim i ri me 300 ish futbollistë ka për qëllim të ofrojë përgjigje rreth kësaj.

Plani është që ish lojtarët, 50 deri 85 vjeç, t’u nënshtrohen një seri testimesh të dizajnuara për të vlerësuar aftësitë e tyre fizike dhe kognitive.

Nuk do të ketë ekzaminime klinike dhe të dhënat do të mblidhen duke u bazuar në karrierën e lojtarëve përgjatë ndeshjeve dhe faktorëve të jetesës.

Përmes kësaj mundësohet krahasimi në mes të mbrojtësve sulmuesve dhe lojtarëve që kanë tendencë më të ulët të godasin topin me kokë.

Studimi do të zhvillohet nga Shkolla për Higjienë dhe Mjekësi Tropikale në Londër (LSHTM), Universiteti Queen Mary në Londër dhe Instituti për Mjekësi Profesionale.