17:28 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Gol në minutën e fundit, Muriqi shpëton skuadrën nga humbja

Vedat Muriqi ka qenë sërish protagonist për skuadrën e tij Rizespor, duke shënuar një gol në minutat e fundit në ndeshjen kundër Ankaragucu.

Rizespor ishte mysafir i Ankaragucu në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Turqisë.

Deri në minutën e 91-të të ndeshjes, Ankaragucu ishte duke e fituar ndeshjen me rezultat, 2-1, pas golave të shënuar nga Michal Pazdan (84’) dhe Ilhan Parlak (59’). Golin për mysafirët e shënoi Dario Melnjak (26’).

Mirëpo, Muriqi u sigurua që ndeshja të mos përfundojë në këtë mënyrë. Në minutën e 90+1’ të ndeshjes, kosovari e shënoi golin nga penaltia që ia siguroi një pikë Rizesporit.

Vedat Muriqi e kishte gjetur portën edhe një herë tjetër në këtë ndeshje, mirëpo goli ishte anuluar më vonë për shkak të pozitës jashtë loje. /IndeksOnline/