20:08 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / G T

Gol për 6 sekonda, lojtari i Austrisë dhuron “show” në miqësore ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Austrisë shënoi fitore në miqësoren e parë të këtij muaji ndaj Sllovakisë me rezultatin 2:0.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi lojtari i RB Leipzigut, Christoph Baumgartner, shkruan Indeksonline

24-vjeçari shënoi një gol tejet të bukur vetëm pas gjashtë sekondave lojë.

Ai mori topin në mesin e fushës, kaloi disa lojtarë kundërshtarë dhe realizoi një gol tejet të bukur nga distanca për t’ia dhënë epërsinë Austrisë.

Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi, Wiemann në minutën e 83’të.

Kombëtarja e Austrisë ndeshjen e ardhshme miqësore e zhvillon më 26 mars ndaj Kombëtares së Turqisë../Indeksonline/