22:39 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Gola dhe spektakël, Gjermania fiton superndeshjen në minutën e fundit

Gjermania ka mposhtur Holandën në ndeshjen e xhiros së dytë kualifikuese për Euro 2020.

Dy favoritët e grupit u takuan në stadiumin “Johan Cruijff” të Amsterdamit, shkruan Indeksonline.

Ish-kampionët e Botës kaluan të parët në epërsi me golin e Sane në minutën e 15-të.

Rezultatin e dyfishoi Gnabry me një gol shumë të bukur në minutën e 34-të të ndeshjes.

“Tulipanët” u rikthyen duke barazuar rezultatin në pjesën e dytë.

Fillimisht De Ligt ngushtoi rezultatin me një gol në minutën e 48-të.

Shifrat i barazoi Depay në minutën e 63-të pas një asistimi të Wijnaldum.

Por golin e fitores për gjermanët e shënoi Schulz në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Gjermania dhe Holanda kanë nga tri pikë në grupin C, por skuadra e Low ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/