22:42 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Gola, spektakël dhe përmbysje, Arsenali e Chelsea ndajnë pikët (Video)

Arsenali ka barazuar me Chelsean me rezultat 2-2 në ndeshjen e  xhiros së 22-të të Premierligës.

Skuadra e Wenger kaloi e para në epërsi me golin e Jack Wilshere në minutën e 63-të.

Chelsea u kundërpërgjigj shpejtë, ku fillimisht barazoi në minutën e 67-të me anë të Hazard dhe më pas riktheu rezultatin me Marcos Alonso në minutën e 84-të.

Mirëpo në fund të ndeshjes Hector Bellerin barazoi rezultatin për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij.

Me këtë barazim Chelsea mbetet e treta me 46 pikë, ndërsa Arsenali e gjashta me 39 pikë. /IndeksOnline/