23:03 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Golashënuesit më të mirë në Evropë, i pari është befasi

Janë zhvilluar nga gjashtë ose nga shtatë xhiro në pesë ligat më të forta të Evropës.

Manchester City dhe Liverpool udhëheqin në Angli, Real e Barcelona në Spanjë ndërsa Juventus, Bayern Munchen dhe PSG janë kryesues në ligat respektive.

Golashënuesi më i mirë në Evropë për momentin është Krzysztof Piatek i Genoas i cili ka shënuar tetë gola në shtatë xhiro, shkruan indeksonline.

Andre Silva i Sevillas dhe Neymar I PSG-së janë në vendin e dytë dhe të tretë me nga shtatë gola.

Hazard (Chelsea), Thauvin (Marseille) dhe Stuani (Girona) kanë nga gjashtë gola.

Messi e Ronaldo ende nuk po mund të gjejnë rrjetën si në sezonet e kaluar. /IndeksOnline/