08:36 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gold Ag solli fatin e “Djalit të ushtarit” përmes këngës (Video)

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, reperi Gold Ag mbrëmë ka lansuar projektin e tij të fundit muzikor.

Kënga titullohet “Djali i ushtarit” dhe vjen në bashkëpunim me Hysni Klinakut.

Teksti është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, ndërsa shpërfaq djalin e një ushtari, i cili shet rrugëve për mbijetesë. Në videoklip shohim edhe aktor të njohur kosovar si Leze Qena e Çun Lajçi./Indeksonline/