09:32 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Gold Ag uron Pashkët nga kisha: Fenë islame dhe katolike i do të bashkuara Shqipëria! (Foto)

Reperi i pëlqyer kosovar Gold Ag shpesh ka treguar që ai është një besimtar i dovotshëm. Ndërsa përmes një fotografie pavarësisht besimit që i përket, ai ka uruar të gjithë besimtarët katolik për Festën e Pashkëve, shkruan Indeksonline.


Goldi shihet në një Kishë me priftin dhe një mik të tij, teksa shihet duke bërë shqiponjën: “Fenë Islame e fenë Katolike i do të bashkuara SHQIPËRIA ETNIKE .Kanadë 1 Prill 2018 me Don Ambrozin dhe villain”, ka shkruar reperi.


E për këtë fotografi ai ka marrë fjalë të mira nga ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram. Të cilët e kanë përgëzuar dhe kanë shprehur respektin e tyre për të gjithë ata që respektojnë fenë e tjerëve./Indeksonline/