11:32 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / B O

Golden Eagle Ylli mëson rival në garat evropiane, është skuadra e famshme portugeze

Golden Eagle Ylli ka mësuar rivalin në ndeshjet e para kualifikuese për Basketball Champions League. Ndeshja e parë do të ketë kundër skuadrës së njohur portugeze, Benfika.

Edicioni 2022/23 i Basketball Champions League do të fillojë me raundet kualifikuese më 21 shtator me 24 skuadra të cilat do të luftojnë të mbesin në mesin e katër të fundit në renditje. Ata do t’i bashkohen 28 ekipeve tashmë të kualifikuara për sezonin e rregullt, si rezultat i suksesit të tyre të fundit në garat e tyre kombëtare.

Edicioni i rregullt fillon më 4 tetor 2022, ndërsa formati mbetet i pandryshuar, 32 skuadra të ndara në tetë grupe, ku fituesit e grupeve kalojnë direkt në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat e vendit të dytë dhe të tretë përballen në Serinë Play-In në Janar 2023.

Tetë skuadrat më të mira nga raundi i 16-të do të luajnë seritë më të mira të tre çerekfinaleve në prill, kurse sezoni përfundon me Final Four që është planifikuar të zhvillohet gjatë muajit maj 2023./Indeksonline/