22:05 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / Gj. Sh

Golden Eagle Ylli mposht lehtësisht Vëllaznimin dhe kalon në gjysmëfinale të Superkupës

Golden Eagle Ylli është gjysëmfinalistja e fundit e Superkupës së Kosovës në Basketboll.

Skuadra suharekase ka mposhtur në çerekfinale skuadrën e Vëllaznimit, me rezultat 82:69 (25:17, 17:18, 24:18, 16:14), shkruan IndeksOnline.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 14 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, Jalen Nesbitt me 11 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Gëzim Morina me 14 pikë e pesë kërcime.

Në anën tjetër, te Vëllaznimi më të mirët ishin Jalen Ray me 22 pikë dhe Shëndrit Llapi me 12 pikë e 11 kërcime.

Në gjysmëfinale Golden Eagle Ylli do të përballet me Pejën./IndeksOnline/