20:30 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / AR

“Golden Globe” shpall fituesit, cili film rrëmbeu më shumë çmime?

Filmi “The Banshees of Inisherin” rrëmbeu më shumë çmime.

Ceremonia e 80-të e çmimeve Golden Globe është transmetuar mbrëmjen e së martës, ku u shpall edhe lista e fituesve.

 “The Banshees of Inisherin” ka fituar tre çmime të mëdha në ceremoninë  e cila u mbajt në Los Angeles. Filmi siguroi çmimet si filmi më i mirë muzikor , skenari më i mirë si edhe aktori më i mirë komedian që shkoi për aktorin irlandez Kollin Ferëll.

Filmi autobiografik i regjisorit  Stiven Spielberg, The Fabelmans, ishte gjithashtu një nga fituesit e mëdhenj, duke fituar filmin më të mirë dramatik.

Spielberg u shpall regjisori më i mirë për filmin, i cili flet për një djalë i cili bie në dashuri me krijimin e filmave. Mishell Jou ylli i “Everything  Everywhere At Once”, gjithashtu fitoi si aktorja më e mirë në një komedi apo muzikal. Yeoh me origjinë malajziane ishte vetëm aktorja e dytë  grua me origjinë aziatike që fitoi në këtë  kategori.

Austin Butler fitoi për performancën e tij në  filmin “Elvis”. Mediat e huaja shkruajnë se  favoriti në  këtë kategori  shihej prej kohësh aktori Brendan Fraser i cili luajti në filmin  “The Whale”.

 “Këtë ia kam borxh një regjisori të guximshëm dhe vizionar, i cili më lejoi të rrezikoja dhe gjithmonë e dija se do të më mbështesnin. Baz Luhrmann, të dua. Faleminderit që besove tek unë në ato momente që nuk besoja as në veten time”, Austin Butler

Përpara ceremonisë , aktori mohoi se do të merrte pjesë në film.