17:30 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Golden Globes” i solli fat Angelina Jolie-t! Aktorja në krahët e 34 vjeçarit (Foto)

Angelina Jolie (42) dhe Chris Hemsworth (34), duket se nuk u ulën aksidentalisht pranë njëri-tjetrit në ndarjen e çmimeve Golden Globes.

Pas divorcit nga Brad Pitt, aktorja e famshme thuhet se është në lidhje me kolegun e saj më të ri.

Aktorja, me sa duket, lutet që ekipi i saj t’i gjejë një rol në një film ku ajo të mund të luajë me të. “Ajo është e mahnitur nga puna e tij dhe mendon se është aktor fantastik, dhe në të ardhmen do të donte të takohej me të në ekran”, thotë burimi i revistës Radar Online.

Edhe pse vendosi të largohej nga kamera për njëfarë kohe, Angelina Jolie po përgatitej të kthehej në skenën e filmit. Ndërkohë që shumë besojnë se ata të dy do të ishin një çift i përkryer në film, në realitet ata nuk mund t’i paramendojnë së bashku.