75 Mall Live Search
10:31 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Golden State dhe Cleveland i kthehen fitoreve, Lakersat nuk kanë të ndalur

Në orët e para të mëngjesit të sotshëm janë zhvilluar 12 ndeshje të ligës më të fort të basketbollit NBA.

Ndeshja më interesante ishte mes Golden State Warriors dhe Portland Trail Blazers. Kampionët e NBA arritën të fitonin me 28 pik epërsi 125-97, duke ju kthyer kështu fitoreve pas katër humbje radhazi.

Lojtari më efektiv i Warriors ishte Kevin Durant me 32 pikë, 7 asistime dhe 8 kërcime.

Fitore të rëndësishme shënuan edhe Los Angeles Lakers që janë në top form. Ata mposhtën Utah Jazz me rezultat 90-83.

Lojtari me më së shumti pik ishte Ingram me 24 pikë e 6  kërcime. Në top form ishte edhe Lebron James me 22 pikë, 7 asistime dhe 10 kërcime.

Befasia ishte fitorja e Cleveland Cavaliers kundër Philadelphia 76ers. Cavs fituan me rezultat 121-112.

Lojtari më i mirë i Cleveland ishte Hood me 24 pikë, 1 asistim dhe 4 kërcime. Numra të mirë kishte edhe Embiid i 76ers, ku shënoi 24 pikë dhe kishte 3 asistime dhe 12 kërcime.

Befasi bëri edhe Phoenix Suns që mposhti Milwaukee Bucks me rezultat 114-116.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Detroit Pistons 116-111 Houston Rockets
Atlanta Hawks 96-114 Boston Celtics
New York Knicks 114-109 New Orleans Pelicans
Philadelphia 76ers 112-121 Cleveland Cavaliers
Toronto Rapotors 125-107 Washington Wizards
Chicago Bulls 96-103 Miami Heat
Indiana Pacers 100-111 San Antonio Spurs
Oklahoma City Thunder 109-104 Charlotte Hornets
Milwaukee Bucks 114-116 Phoenix Suns
Denver Nuggets 112-87 Orlando Magic
Golden State Warriors 125-97 Portland Trail Blazers
Los Angeles Lakers 90-83 Utah Jazz

Temat: