75 Mall Live Search
08:49 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Golden State fiton ndeshjen e parë ndaj New Orleans, shkëlqen Durant (Video)

Golden State Warriors ka shënuar fitoren e parë në çerekfinale të playoffit, ndaj New Orleans Pelicans.

Kampioni aktual mposhti 123-101, ekipin çerekfinalist, shkruan IndeksOnline.

“Heroi” i kësaj ndeshje ishte, Kevin Durant, i cili realizoi 26 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime. Pikë të plota shënoi edhe Klay Thompson, 27 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.

Te kundërshtarët, më i miri në fushë ishte Anthony Davis, i cili realizoi 21 pikë dhe 10 kërcime.

Fitore arriti edhe skuadra e Boston Celtics duke mposhtur 112 – 96, skuadrën e Milwaukee Bucks.

Ndeshjet e dyta zhvillohen më 2 maj./IndeksOnline/