08:18 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Warriors triumfojnë në perëndim, shkëlqen Durant (Video)

Golden State Warriors ka fituar ndeshjen e shtatë (4 me 3 rezultati i përgjithshëm) ndaj Houston Rockets.

Kampioni aktual mposhti 101 me 92 Rockets, në një ndeshje tejet të mirë dhe spektakolare, shkruan IndeksOnline.

Më i miri për Warriors ishte basketbollisti, Kevin Durant që realizoi plotë 34 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime.

Në anën kundërshtare, më i miri ishte James Harden i cili shënoi 32 pikë, 6 asistime dhe 6 kërcime.

Me këtë fitore Golden shpallet kampion i perëndimit, kurse në finale e pret Cleveland Cavaliers. Ndeshja e parë finale luhet më 1 qershor./IndeksOnline/