21:42 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Goli i Agueros kualifikoi Manchester Cityn, stadiumi i Swanseas nuk kishte të instaluar VAR-in

Manchester City përmbysi rezultatin ndaj Sëanseas nga 0-2 në 3-2, duke u kualifikuar në gjysmëfinale në kuadër të FA Cup.

Fillisht Bernardo Silva ngushtoi rezultatin, pastaj Aguero barazoi për 2-2 nga pika e bardhë.

Ky i fundit shënoi edhe golin e tretë dhe të fitores për Cityn, por goli ishte qartasi në pozicion jashtë lojë.

Sikure dëshmojnë fotot televizive nga “BT Sport”, Aguero ishte dukshëm në pozicion jashtë loje në momentin kur mbërriti krosimi që i shërbeu atë top të dërguar më pas në rrjetë, për golin e triumfit. Një gafë që i shpëtoi asistentit të arbitrit, por gjithashtu nuk u vlerësua as nga VAR që nuk u përdor fare në ndeshje.

Në fakt VAR është përdorur këtë sezon në FA Cup, por jo në të gjitha ndeshjet. Stadiumi i skuadrës së Sëansea nuk kishte të instaluar teknologjinë e VAR. Ndërkohë, në përballjet mes ëatford ndaj Crystal Palace dhe ëolves ndaj Manchester United, disponohej VAR. /IndeksOnline/