20:19 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Goli i Celinës nuk mjafton, referimi skandaloz i jep kualifikimin Manchester City-t

Manchester City ka eliminuar Swansean nga FA Cup, duke bërë një përmbysje rezultati, nga 2-0 në 2-3.

Swansea e filloi shumë më mirë takimin duke shënuar të parët në minutën e 20′.

Vetëm nëntë minuta më pas, Bersant Celina shënoi një gol fantastik duke dyfishuar rezultatin. Ky ishte edhe goli i fundit në pjesë të parë.

Në pjesën e dytë filloi përmbysja e “qytetarëve”. Fillimisht Bernardo Silva shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 69′ të takimit. Vetëm nëntë minuta më pas u akordua një penalti e paqenë ndaj Sterling, ku Aguero e realizoi në gol.

Golin e fitores dhe të kualifikimit e shënoi Sergio Aguero në minutën e 88′, ndonëse ishte qartë një pozicion jasht loje dhe për cudi VAR nuk u përdorë. /IndeksOnline/