17:39 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Goli i fundit i Interit në Ligën e Kampionëve

Inter kthehet në Ligën e Kampionëve pas shatë vitesh mungesë.

Kampionët e vitit 2010 morën pjesë vetëm edhe një sezon pas triumfit të jashtëzakonshëm.

Një vit pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Inter arriti deri në çerekfinale ku u mposhtën nga Schalke 04, shkruan indeksonline.

Golin e fundit për skuadrën italiane në këtë kompeticion e ka shënuar Thiago Motta.

Kanë kaluar 7 vite e katër muaj e tri ditë që kur interi shënoi golin e fundit në Ligën e Kampionëve.

Ata sonte kërkojnë që ta prishin këtë statistikë në San Siro në ndeshjen kundër Tottenham ./IndeksOnline/