Goli i Neymar që po bën xhiron e botës (Video)
Brazili ka mposhtur Austrinë në ndeshjen miqësore para Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi nga e dita e enjte.
Sulmuesi brazilian, Neymar do të ketë vëmendjen kryesore ku është pretendenti kryesor për të fituar çmimin, Lojtari më i mirë i kompeticionit.
Ai në ndeshjen e sotme ka shënuar një gol shumë të bukur, duke bërë tallje me mbrojtësin dhe portierin e Austrisë.
Ky njëherit ishte goli i 55-të i tij për Brazilin, ku vetë Pele dhe Ronaldo kanë shënuar më shumë. /IndeksOnline/