20:28 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Goli i vitit, FIFA shpall finalistët e çmimit Pushkash

FIFA ka bërë të ditur emrat e tre lojtarëve që do të garojnë për çmimin Puskas.

Ndër kandidatët janë Julio Enciso i Brightonit, me golin e tij ndaj Manchester City-t në Premier League, Guilherme Madruga i Botafogos, me golin e shënuar ndaj Novorizontinos në Serinë B braziliane dhe Nuno Santos i Sportingut, me “rabonan” kundër Boavista.