16:41 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Goodman dhe Rushiti në New York: Kundër krimeve të dhunës seksuale të Serbisë në Kosovë

Të martën, 29 tetor, u organizua një tubim në New York, ku i është bërë thirrje Serbisë që t’i ndëshkojë dhe ndjekë penalisht kriminelët e luftës të cilët ende mund të jetojnë lirshëm në vendin e tyre.

Kujtojmë që luftrat të cilat pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, jo rralë janë cilësuat si më të egrat dhe përgjakshmet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Këto luftëra janë karakterizuar nga krimet më mizore kundër njerëzimit, duke përfshi edhe gjenocidin dhe krimet e dhunimit. Nnumri i përgjithshëm i përdhunimeve të kryera në këto luftëra vlerësohet të jetë 70,000+, pjesa dërmuese e të cilëve të kryera nga forcat serbe. Deri më sot, vetëm një pjesë e vogël e atyre që kanë kryer këtë lloj të krimit të luftës janë ndjekur penalisht ose janë sjellë para drejtësisë.

Ky tubim mbështetet nga: Komunitetet Shqiptaro-Amerikane, Boshnjako-Amerikane dhe Kroato-Amerikan.