20:07 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Google Camera 7.2 kthen mbështetjen për video H.265

Menjëherë pas publikimit të telefonave Pixel 4 në treg, Google vendosi të azhurnojë aplikacionin e tij kryesor të kamerës në versionin 7.2.

Karakteristika më e rëndësishme e këtij versioni është rikthimi i mbështetjes për regjistrimin e videos H.265.

Kodeksi H.265/HEVC është më efikas sesa kodifikuesi standard H.264/AVC, kështu që mund të jetë i dobishëm, veçanërisht në një version 64 GB të një telefoni Pixel 4 ose 4 XL.

Për më tepër, aplikacioni ka edhe një buton të ndarjes për Slack në nën-menynë Social Share. 

Një version i ri i aplikacionit Google Kamera do të dalë së shpejti në telefonat Pixel.