11:20 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Google do ua kujtoj vendet që keni vizituar, me një tipar të ri

Google po e bën shumë më të lehtë t’i referohemi përsëri lidhjeve që ke klikuar në kërkimet e mëparshme. Motori i rë i kërkimit shquhet për një tipar të ri. që u siguron përdoruesve lidhjet që ata i kanë vizituar kur iu referohen një kërkese kërkimi.

Për shembull, në rast se kërkoni një restorant, Google do iu tregojë kohën kur ju e keni vizituar për herë të fundit.

Google gjithashtu do të ofrojë kërkime të ngjashme, në rast se përdoruesi vendos të vazhdojë hulumtimin paraprak për receta të reja.

Kjo veçori fillimisht do të shtrihet në SHBA, para se të ketë përdorim në tërë botën./Indeksonline/