18:33 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Google, Facebook dhe Twitter nën vëzhgim për shkak të transmetimit të sulmit në Zelandë të Re

Google, Facebook dhe Twitter janë gjetur sot nën vëzhgim për shkak të përmbajtjeve ekstremiste në platformat e tyre , pasi që sulmi në Zelandën e Re ku u vranë 49 persona, janë transmetuar drejtpërdrejt me anë të një video që u shpërnda masivisht në internet.

Videoja e sulmit mbi dy xhamitë në qytetin Christchurch  u transmetua në Facebook dhe pastaj përdoruesit e atij rrjeti social e ndanë atë në platforma të tjera, raporton Reuters.