16:22 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Google ka krijuar deepfake për të luftuar deepfake

Google ka publikuar një databazë me 3,000 video deepfake të cilat përdorin inteligjencën artificiale për të kombinuar fytyrat e njerëzve dhe shfaqur ato duke thënë diçka që nuk e kanë bërë me të vërtetë.

Videot janë të aktorëve dhe përdorin disa mjete të ndryshme për të kombinuar fytyrat e tyre.

Gjiganti i kërkimit shpreson se do ti ndihmojë hulumtuesit të ndërtojnë mjete e nevojshme për të rrëzuar videot e dëmshme.

Ekziston frika se video të tilla mund të përdoren për të promovuar konspiracione të rreme dhe propagandë.

Teknologjia deepfake merr videon dhe klipet audio të njerëzve të vërtetë, zakonisht të politikanë dhe njerëzve të famshëm, dhe përdor teknika të inteligjencës artificiale për ti kombinuar në një mënyrë apo tjetër.

Kështu ata arrijnë të vendosin fjalë në gojën e disa njerëzve që nuk i kanë thënë në të vërtetë siç është vendosja e fytyrës së disa njerëzve të famshëm në video pornografike.

Që nga shfaqja e tyre në 2017-ën, shumë metoda open source janë shfaqur për të gjeneruar klipe deepfake.

Databaza e Google do të inkorporohet në metoda për të luftuar deepfake në Universitetin Teknik të Mynihut dhe Universitetin e Napolit.