12:10 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Google Maps shkon përtej udhëzimeve mbi vendndodhjet

Google Maps mëson për këto preferenca bazuar në atë se si e keni vlerësuar këtë dhe vende të tjera dhe preferencat tuaja, të cilat ju mund ti vendosni manualisht në cilësimet e Google Maps sapo ky përditësim të lanciohet. Google nuk përpiqet të bazojë këto rezultate në atë se si njerëzit e tjerë si ju kanë vlerësuar një vend.

Google njoftoi sot një version të ri të Google Maps që do të lanciohet këtë verë. Të gjitha tiparet kryesore të Google Maps për udhëzimet do të jene ende, natyrisht, por ekipi ka ndërtuar një sërë karakteristikash të reja që kanë të bëjnë me eksplorimin.

“Rreth një vit më parë, kur filluam të flasim me përdoruesit, një nga gjërat që kërkuam të dinim ishte: si mund të ndihmojmë vërtet përdoruesit? Çfarë dëshironi që Google Maps të bëjë? Dhe një nga përgjigjet më dërrmuese që u morëm ishin kërkesat e shumta për të ndihmuar përdoruesit të eksplorojnë një zonë, më ndihmoni të vendos se ku të shkoj”, tha Sophia Lin, menaxhere senior e produkteve në Google, në skuadrën e Google Maps. “Pra, me të vërtetë filluam të thellohemi më shumë për të gjetur atë që ne mund të bëjmë vërtet këtu në Google që do t’i ndihmonte realisht njerëzit”.

Tani për tani, Google Maps është padyshim më i njohur për ndihmën që u jep njerëzve të gjejnë aty ku dëshirojnë të shkojnë, por tani, Google ka paraqitur të gjitha llojet e përmbajtjeve shtesë në shërbimin e saj. Megjithëse duket se shumë përdorues nuk i prekin fare këto veçori.

Ndërkohë që Lin heziton të tregojë për përqindjen e përdoruesve që aktualisht përdorin mjetet eksploruese ekzistuese të Hartave Google, kjo nismë e re është gjithashtu pjesë e një përpjekjeje për të nxitur përdoruesit të lëvizin përtej udhëzimeve kur ata mendojnë për hartat e Google.

Dhe duke qënë se është Google, kjo përvojë e re ka të bëjë me personalizimin me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (IA). Pra, në hartat e reja, do të gjeni tabin e ri “Për ju” që në thelb është një eksperiencë e ngjashme me lajme dhe rekomandime për ju. Ju do të jeni në gjendje të “ndiqni” disa lagje dhe qytete (ose ndoshta një vend që planifikoni të vizitoni së shpejti), të ngjashme me një eksperiencë të rrjeteve sociale. Kur Google Maps gjen përditësime interesante në atë zonë – ndoshta një restorant që është trend për momentin apo një dyqan i ri kafeje që hapet – do t’ju tregojë për atë në seksionin tuaj.

Temat: