23:03 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Google mund të kthejë selfiet tuaja në stikera

Tani mund të krijoni një sërë stikerash që përshtaten me të gjitha situatat duke përdorur Gboard. Tipari i ri, i quajtur Mini Stickers, ju kthen në një karakter të animuar, dhe të gjitha këto nga një selfie e vetme.

Google krijon një mini version tuajin.

Mini Stickers- at e rinj të Google përdorin një kombinim të mësimit të makinës, rrjetave nervore dhe ilustrimeve nga një artist për t’ju kthyer në një karakter kartonash. Dhe të gjitha nga asgjë më shumë se një selfie.

Mini Stickers krijon kopjen tuaj virtuale bazuar në karakteristikat tuaja vizuale. Dhe nëse nuk jeni të kënaqur me interpretimin e Google për ju, atëherë mund ta personalizoni edhe atë.

Si të përdorni Mini Stickers të Google.

Ajo që duhet të bëni është të hapni Gboard për Android ose Gboard për iOS, dhe prekni butonin Emoji. Pastaj, zgjidhni ikonën Stickers, dhe pastaj prekni në ikonën Mini.

Së fundi, shtypni butonin Krijo, bëni një selfie dhe shikoni sesi Google i krijon ato. Në këtë pikë mund të pranoni krijimin e Google ose ta personalizoni. Ju pastaj do të keni një përzgjedhje të stikerave që do të përdoren. Dhe ju mund t’i dërgoni ato për këdo që njihni.

Mini Stickers së pari u shfaqën në Allo.

Kjo veçori është transferuar nga Google Allo, ku u emërtua Selfie Stickers. Ndërsa Google Allo nuk po zhduket, Google ka ndaluar zhvillimin në aplikacionin e mesazheve. Kjo është arsyeja pse veçoritë e tij më të mira po prezantohen në aplikacione të tjera të Google.

Temat: